wb3vmi77bvo2fk1uexw4n8n05pnhfj section in the HTML of your domain homepage, hohe.at:
top of page
_BRA6820.jpg

POLITIKA E SIGURISË USHQIMORE

DT-5.2-1

Kjo politikë e sigurisë ushqimore do të jetë e fokusuar dhe e përkushtuar në zbatimin e çështjeve që përfshijnë:

 

  • Fokusimin në kërkesat e klientëve  

  • Marrjen e përgjegjësive mjedisore - qëndrueshmëria

  • Përgjegjësinë e personelit dhe etikën

  • kërkesat e produktit (përfshin: sigurinë e produktit, cilësinë, ligjshmëria, procesi dhe specifikimi). 

  • Vendosjen e kontrollit mbi të gjitha proceset nga furnizimi me repromaterial deri të shpërndarja e produktit të gatshëm.

  • Orientimin në blerjen nga furnizuesit më të mirë dhe më të sigurt. 

  • Analizimin e rrezikut dhe vendosjen e sistemit të kontrollit i cili bazohet në masa parandaluese  e jo vetëm në analizën e produktit të gatshëm. 

  • Zhvillimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha aktivitetet konform parimeve të HACCP-it në të gjitha fazat e procesit duke planifikuar secilin hap. 

  • Mbajtjen në nivel të lartë të higjienës së personelit, mjedisit të punës dhe pajisjeve.

  • Sigurimin e komunikimit efektiv me klientët veçanërisht në aspektin e kërkesës për përdorim të mëtejshëm të produkteve. 

  • Sigurimin e trajnimit të përshtatshëm dhe me kohë të të gjithë punonjësve.

  • Vendosjen e objektivave të matshëm dhe zbatimin e politikave të sigurisë së ushqimit.

  • Përmirësimin vazhdimisht e kushteve të punës, dhe sistemit HACCP duke përcjellur metoda dhe pajisje të reja për prodhimin e produktit si dhe respektimin e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore.  

bottom of page